Diplomatët perëndimorë kërkojn zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Bruksel, 31 maj - Diplomatët perëndimorë po i bëjnë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të fillojnë zbatimin në terren të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, si kusht për përparimin drejt integrimeve evropiane.
Të dyja palët janë duke diskutuar në grupet punuese hollësitë e zbatimit të marrëveshjes, nga zbatimi i së cilës varet nëse në fund të muajit qershor Serbia do të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova atë të marrëveshjes së stabilizim asocimit.