14 Maj 2024

DioGuardi: Serbia po kryen invazion në veri të Kosovës

Washington, 4 tetor - Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirely Cloyes-DioGuardi, e ka informuar kongresisten republikane, Ileana Ros-Lehtinen, për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Ajo tha se Serbia po kryen invazion ndaj një pjese të territorit të Republikës së Kosovës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.

“Megjithëse në realitet Kosova është e lirë dhe e pavarur, duhet pranuar se ka edhe shumë probleme, mes tyre edhe ai që ka të bëjë rreth kontrollit të veriut të saj. Mbase për mua, në pjesën veriore ku janë grumbulluar shumica e serbëve është kryer një "inavazion" i kësaj pjese të territorit të Kosovës, e cila e mbështetur nga Beogradi  dhe provokon në çdo rast tensionimin e situatës me qëllim ndarjen e Kosovës,” është shprehur Shirely Cloyes-DioGuardi.

Duke folur për Kosovën dhe njohjet e saj Cloyes - DioGuardi tha se, "është për të ardhur keq që Europa mbetet ende e ndarë me njohjen e Kosovës, nga 27 vende anëtare të Bashikimit europian ceku ajo 5 prej tyre nuk e njohin Kosovën, ende, përfshirë Kinën dhe Rusinë, aleatet e vjetra të Serbisë të cilat edhe e kundërshtojnë pavarësinë".

Më pas duke i bërë një përshkrim në detaje gjendjes në veri të Kosovës, ajo e ka quajtur atë të brishtë dhe "shpërthyese". Në veri tha ajo, Beogradi përmes grupeve ekstremiste serbe po punon të arrijë qëllimet e saj për ndarjen e Kosovës.

Kongresistja, Ileana Ros-Lehtinen është edhe kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)