14 Janar 2025

Dinosauri që mbretëronte në Europë 150 milion vite më parë

Lisbonë, 8 mars - 150 milion vjet më parë, në Europë ishte ‘më i keqi nga të gjithë’ më i madhi. Në Portugali shkencëtarët zbuluan mbetjet fosile të një specie dinosaurësh, më i madhi i gjetur ndonjëherë në Kontinentin e Vjetër.

Bëhet fjalë për Torvosaurus Gurneyi. Zbulimi i takon Christophe Hendrickx dhe Octavio Mateus, dy studiues të Universitetit të Lisbonës dhe Muzeut të Lourinha-s.
Ata publikuan në revistën “Plos One” një artikull mbi detajet e zbulimit. Sipas tyre mbetjet fosile të zbuluara sugjerojnë se Torvosaurus gurneyi ka patur dhëmbë në formë të lakuar nga brënda dhe të gjatë mbi 10 centimetër.

“Me një gjatësi të kafkës së kokës rreth 115 centimetër, Torvosaurus gurneyi ishte njëri prej mishngrënësve më të mëdhe tokësorë të asaj dhe nga forma e dhëmbëve mendohet se pre e tij kanë qenë edhe llojët e tjera të dinosaurve”, thotë Hendrickx.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)