27 Dhjetor 2024

Dina Powell refuzon nominimin për ambasadore e SHBA-ve në OKB

Washington, 12 tetor - Dina Powell i tha Presidentit Donald Trump se nuk dëshironte që të merrej në konsideratë për të qenë ambasadore e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pasi kishte vendosur të qëndronte në Goldman Sachs.

Powell, një ish-zëvendës këshilltare i Sigurimit Kombëtar në administratën Trump, u përball me pengesa brenda Shtëpisë së Bardhë, për të marrë këtë detyrë, duke marrë parasysh marrëdhënien e saj të tensionuar me shefin e shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Pas njoftimit të kësaj jave nga ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, se do të japë dorëheqjen, emri i Powell-it erdhi si zëvendësuese e mundshme, ndërsa Trump u tha gazetarëve në të njëjtën ditë se Powell ishte në konsideratën e tij.

Por Powell u përball me disa forca kundërshtare brenda Shtëpisë së Bardhë. Një zyrtar tha se nominimi i saj u bë “tepër i komplikuar”, nga kriza diplomatike në rritje me Arabinë Saudite.

“Askush nuk e di më shumë për marrëdhënien ndërmjet Jared dhe MBS, se sa ajo”, tha një zyrtar, duke iu referuar këshilltarit dhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)