23 Dhjetor 2024

DiCarlo: ka pak gjasë që projektrezoluta serbe të kalojë

New York, 6 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pasur në Nju Jork një darkë pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rosemary DiCarlo.

Në këtë darkë pune, Ministri Hyseni dhe Ambasadorja DiCarlo kanë biseduar në detaje rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket projektrezolutës së propozuar nga Republika e Serbisë.

Në takim është thënë se po punohet dhe janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të parandalohet kalimi i kësaj projektrezolute, dhe se ka pak gjasë që kjo projektrezolutë të kalojë. 

Po ashtu, në takim është folur edhe për procesin e njohjeve dhe aspekte të tjera të rëndësishme që lidhen me Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)