11 Janar 2025

Dialogu s’e garanton ulësen në OKB

Prishtinë, 19 mars - Kosova dhe Serbia rrezikojnë të përfundojnë pjesën aktive të dialogut pa një traktat paqeje dhe pa iu mundësuar Kosovës ulësja në OKB.

Zyrtarë të afërt me procesin kanë alarmuar për këtë mundësi në prag të arritjes së marrëveshjes për veriun, gjë që vlerësohet si sfida më e madhe e dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Tribuna”.

Sipas burimeve, nëse pas arritjes së marrëveshjes për veriun, intensiteti i dialogut nuk vazhdon të mbetet i njëjtë, atëherë rrezikohet realizimi i idesë përfundimtare të lansuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në fillim të këtij dialogu.

Qëllimi ka qenë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi sipas modelit të marrëdhënieve të dy shteteve Gjermane të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Të dy Gjermanitë që do të bashkoheshin pastaj për shkak të vullnetit të popullit, nuk e kanë njohur pavarësinë e njëra-tjetrës asnjëherë por kanë pasur zyra ndërlidhëse në kryeqytetet përkatëse, ndonëse kanë qenë anëtare të OKB-së si dy shtete të veçanta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)