Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë rinis në nëntor

Bruksel, 23 tetor - Bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë mund të rifillojnë në javën e dytë të nëntorit.
Bashkimi Evropian nuk ka ende një datë për rifillimin e bisedimeve, por kryesuesja e Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri mendon se takimi mund të mbahet në javën e dytë të nëntorit.
Edita Tahiri, thotë se diku pas tri javësh mund të takohet me zyrtarët serbë për të diskutuar për çështjen e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.
Data ende nuk është caktuar, por orientimisht mund të jetë java e dytë e nëntorit- ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri.