10 Janar 2025

Dialogu me Kosovën, kusht për negociatat BE-Serbi

Bruksel, 4 shtator - Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej gjatë një takimi me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel ka thënë së në rrugën e saj për në BE, Serbia duhet në mënyrë të qëndrueshme të përmirësojë raportet me Kosovën.

“"Bashkimi Evropian është i interesuar që Serbia të jetë pjesë e tij dhe që negociatat për anëtarësim të fillojnë sa më parë. Ndërsa kushti kryesor për këtë është përmirësimi i qëndrueshëm dhe i dukshëm i marrëdhënieve me Kosovën e qe mbetet kërkesa kryesore për hapin e ardhshëm të lëvizjes së negociatave për hyrjen e Serbisë” në BE, tha sot Herman Van Rompej.

Rompuy e ka përshëndetur vendimin e qeverisë serbe për pjesëmarrje në takimet rajonale ku prezantohet edhe Kosova. Qeveria serbe ka vendosur këtë fundjavë që të marrë pjesë në takimet rajonale, pavarësisht nëse në mbishkrimin e Kosovës është e shkruar apo jo fusnota, për të cilën kanë rënë darkod delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e tyre në Bruksel.

Zyrtari i lartë i BE-së më tutje është shprehur i kënaqur që qeveria e Serbisë ka marrë vendim, i cili tash do të mundësoj bashkëpunim rajonal frytdhënës, me pjesëmarrjen e të gjithëve në rajon.

"Tani është me rëndësi që Serbia të vazhdojë me reformat në drejtësi, luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar dhe që të respektohen liria e shtypit dhe të drejtat e minoriteteve", theksoi Rompuy.

Megjithatë, sipas tij, përmirësimi i raporteve me Kosovën është kushti kryesor për hapin tjetër të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE - për fillimin e negociatave për anëtarësim. Van Rompuy theksoi se "të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të realizohen, në veçanti ajo për kalimet kufitare".

"Në veri duhet gjetur zgjidhje të reja, të cilat mundësojnë përmirësimin e gjendjes së njerëzve atje. Ndaj i bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës që në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialog, i cili do të zhvillohet me vullnetin e mirë të BE-së", theksoi Van Rompuy

Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, me ç’rast ka theksuar se të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash duhet të zbatohen, e veçanërisht marrëveshja për kalimet.

Rompuy e trajtoi edhe çështjen e veriut të Kosovës, duke theksuar se duhet të gjenden zgjidhje të reja për situatën e ndjeshme në veri të Kosovës, zgjidhje të cilat do ta përmirësojnë jetën e njerëzve të atjeshëm.

Daçiq tha se Serbia "është e përcaktuar qartë për vazhdimin e rrugës së anëtarësimit në BE". Por ai ka kërkuar që Beogradit të mos i shtrohen kushte të tjera nga ato që parashikohen në vendimet e Këshillit të Evropës, në samitin e mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)