17 Maj 2024

Dialogu me Kosovë - Serbi nis para 9 dhjetorit

Beograd, 9 nëntor - Shefi i grupit negociator serb në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, Borislav Stefanoviç ka deklaruar se është në interes të Serbisë  që të ketë negociata me Kosovën para 9 dhjetorit.

Në një intervistë për “Novosti” ka deklaruar se nuk ka pasur komunikim me shefen e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, por për të gjitha detajet vazhdimisht është në komunikim me ndërmjetësin e BE-së, Robert Kuper.

“Jemi të gatshëm për të caktuar sa më shpejt një afat për negociatat dhe takimin e radhës, ndërsa rendin e ditës do ta caktonim kur do të caktonim edhe datën e takimit. Tani është me rëndësi për të gjetur zgjidhje për vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak”, deklaroi Stefanoviç.

“Nuk jam në kontakt me Edita Tahirin, por komunikimi po realizohet me bashkësinë ndërkombëtare dhe do të shohim se çfarë do të rezultojë kjo”, nënvizoi negociatori serb.

Sipas tij, në interes të Serbisë janë negociatat para 9 dhjetorit, kur Këshilli Evropian do të sjellë vendimin për ndarjen e statusit kandidat për Serbinë. Stefanoviç ditët e fundit ka qenë në shënjestër të opozitës serbe, e cila ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)