Dialogu Kosovë-Serbi, në fazën vendimtare
Bruksel, 4 mars - Dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në fazën më vendimtare dhe se të dyja palët duhet të jenë më konstruktiv që të arrihen marrëveshje.
Kështu është shprehur në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënsja e shefës për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Është e qartë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Nuk kemi edhe shumë kohë për këtë janë në dijeni edhe kryeministrat. Është duke u punuar që të arrihet deri të një progres, ka thënë Kocijançiq.