26 Dhjetor 2024

Dialogu Kosovë - Serbi ka rënë në krizë

Beograd, 22 qershor - Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duket se ka rënë në krizë, sepse data e zvillimit të raundit të radhës së bisedimeve ende nuk dihet, pohon shtypi serb.
 
“Ende nuk dihet se kur do të takohen ekipet e Beogradit dhe Pishtinës. Presim që kjo të përcaktohet nga fundi i këtij muaji”, thotë Maja Kociançiç, zëdhënëse e përfaqësues së lartë Catherin Eshton.

Sipas gazetës beogradase “Veçernje novosti”, ekipet mund të takohen sërish, mbase vetëm në fillim të muajit korrik, sepse siç thuhet, Brukseli kërkon përgjegje konkrete.

Në qarqet diplomatike të BE-së spekulohet se marrëveshjet e para kanë të bëjnë me kadastrën, librat amzë, por edhe me njohjen reciproke të dokumenteve. Ndërsa, Brukseli zyrtar nuk dëshiron që të lëshohet në “spekulime”.

“U takon të dyja palëve që të njoftojnë se për çfarë janë marrë vesh. BE është këtu vetëm për të lehtësuar dialogun”, thekson Kociançiç.

Raundi i pestë i bisedimeve po vonohet në pritje të kësaj marrëveshjeje. Duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel, gazeta në fjalë mëson se të dyja palët kanë kërkuar më shumë kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)