Dialogu fillon në mbrëmje, vonohet delegacioni kosovar
Bruksel, 8 mars - Bisedimet midis palës kosovare dhe asaj serbe të parapara për të filluar pasdite janë shtyer për një mbrëmje, për shkak se të vonesës së ekipit negociator të Kosovës.
Burime pranë BE-së në Bruksel kanë theksuar se fillimi i negociatave i paraparë në orën 15.00 do të shtyhet për në mbrëmje në ora 19.00, për shkak se delegacioni kosovar nuk do të mbërrijë me kohë në Bruksel.
Vonesat e udhëtimit drejt Brukseli kanë pasuar, për shkak të seancës së djeshme të Parlamentit të Kosovës, kushtuar fillimit të dialogut.
Takimi i parë midis palëve do të zhvillohet në zyrën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Kuper, ndërsa pritet pjesëmarrja edhe e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan Tomas Kantrimen. Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe nesër në mëngjes
Në takimin e sotëm në Bruksel pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Countryman.