15 Janar 2025

Dhunohen 12 varre në varrezat hebraike të Selanikut

Selanik, 31 maj - Hyrja në varreza ishte prishur me forcë dhe kudo kishte vazo me lule dhe monumente funebre të dëmtuar. Dymbëdhjetë varre u dhunuan nga persona të panjohur në varrezën e Selanikut, qyteti i dytë më i madh grek në veri, që strehon pjesën më të madhe të popullsisë hebre në rajon, bëhet e ditur nga një burim policor.

Hyrja në varreza ishte prishur me forcë dhe kudo kishte vazo me lule dhe monumente funebre të dëmtuar, sipas së njëjtit burim.
Ministria greke e Punëve të Jashtme dënoi këtë akt përdhosjeje në mënyrë të pamohueshme, që ofendon komunitetin hebre por gjithashtu mbarë popullin grek”.
“Dëshiroj të siguroj bashkëqytetarët tanë dhe komunitetin hebre që autoritetet greke do të bëjnë gjithshka të mundshme për të gjetur dhe arrestuar autorët e akteve antisemite dhe urrejtjes që nuk korrespondon me vlerat demokratike dhe tolerancën e shoqërisë greke” , tha ministri Evangelos Venizelos në një deklaratë.

(AFP)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)