Dhuna dhe fatkeqësitë natyrore shperngulin 26 milion njerëz
New York, 2 dhjetor - Vitin e kaluar pati më shumë se 26 milion njerëz që u shpërngulën brenda vendeve të tyre nga dhuna, konfliktet apo fatkeqësitë natyrore.
Një raport i ri thotë se nismat e zhvillimit mund të ndihmojnë për të lehtësuar e madje për të parandaluar shpërnguljen e këtyre njerëzve.
Mes 26 milionë personave të shpërngulur brenda një shteti, rreth 15 milionë janë shpërngulur si pasojë e fatkeqësive natyrore, si përmbytjet apo uraganet.
Mbetet e paqartë se sa persona janë shpërngulur nga e ashtuquajtura shkatërrimi i ngadalë të cilat janë thatësirat apo shprishja e ambjentit.
Ka një numër të madh njerëzish që nuk janë llogaritur ende por që janë pjesë e kësaj kategorie. Kjo vlen natyrisht për Afrikën ku thatësirat janë fatkeqësitë më të mëdha natyrore.
Nina Schrepfer është këshilltare për fatkeqësitë natyrore me Qendrën e Vëzhgimit për Shpërnguljet e Brendshme. Ajo është në Kenia për të vizituar zonën veriore të vendit, e goditur nga thatësira.
Më shumë se një e treta e njerëzve të shpërngulur brenda vendit, llogariten në Afrikë. Raporti thotë se numri i të shpërngulurve mund të llogaritet një në pesë persona.
Zonja Schrepfer thotë se shumë prej tyre janë në një situatë që përshkruhet si shpërngulje e zgjatur.
Shpërngulja e zgjatur është një situatë ku i larguari nuk mund të gjejë dot zgjidhje për situatën ku ndodhet, ai as nuk mund të kthehte nga erdhi, dhe njëkohësisht nuk mund të integrohet në vendin që ka shkuar ose të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë në një tjetër zonë brenda vendit. Ky proces, ka mbetur në vend për këta njerëz.
Raporti bën të ditur se shpërnguljet e brendshme janë një sfidë për zhvillimin, sikurse janë edhe sfida humanitare, për të drejta e njeriut dhe për ndërtimin e paqes. Megjithatë, për vite të tëra problemi është konsideruar thuajse vetëm si një çështje humanitare.
Si rrjedhim zonja Schrepfer thotë se nismat për zhvillim shpesh ishin të vonuara. Lënia e të shpërngulurit të pambrojtur përballë krizave të menjëhershme si mungesa e e ushqimit apo e një shtrehe, janë shtruar si çështje në këtë raport.
Kjo mungesë vinte sepse aktorët e zhvillimit nuk ishin të shpejtë mjaftueshëm për të implementuar programet e tyre kur mbaronin programet humanitare. Dhe kjo sillte një situatë harrese ku i shpërnguluri ishte krejtësisht i neglizhuar.
Raporti e përshkruan shpërnguljen si një proces varfërues dhe thekson nevojën që grupet e zhvillimit të veprojnë më shpejt.
Mjaft nga sfidat që një i shpërngulur brenda vendit të tij përballet janë të natyrës së zhvillimit të tij në ambjentin e ri, si psh, i shpërnguluri ka nevojë të ketë qasje në shërbimet bazë. Kjo nuk është nevojë humanitare. Kjo është nevojë për zhvillimin e tij në ambjentin e ri.
Ajo thotë se nëse ndihma humnitare do të vazhdojë për shumë gjatë, ajo mund të sjellë varësinë e plotë të të shpërngulurve ndaj saj.
Zonja Schrepfer thotë se Afrika ka një kornizë të mirë ligjore ku paraqiten çështjet e të shpërngulurve brenda vendit. Në të përfshihet Karta Afrikane e të Drejtave të Individëve dhe Popujve e vitit 1981, e cila thekson se zhvillimi është e drejtë njerëzore.
Gjithashtu, ekziston edhe Konventa e Kampalës e vitit 1988, ku përfshihen një sërë paktesh në lidhje me personat e shpërngulur si Kriteret Bazë Për Të Shpërngulurit Brenda Vendit, Pakti i Sigurisë, Stabilitetit dhe Zhvillimit si dhe Konventa e Bashkimit Afrikan për Mbrojtjen dhe Ndihmën ndaj Personave të Shpërngulur brenda vendit.
Konventa e Kapalës duket se do të hyjë në fuqi këtë vit. Kjo konventë është shumë e rënëdsishme. Mendoj se ajo sjell shpresë për të shpërngulurit në Afrikë.
Konventa rendit detyrimet ligjore të vendeve dhe udhëheqësve të tyre për të respektuar, mbrojtur dhe përmbushur të drejtat ekonomike, sociale, kulturore, civile e politike të të shpërngulurve. Gjithsesi , thotë zonja Schrepfers, që ajo të merret seriozisht, duhet të implementohet nga të gjitha vendet afrikane shumë shpejt.
Raporti i Qendrës për Vëzhgimin e të Shpërngulurve thotë se duhet një plan i menjëhershëm në lidhje me plotësimin e nevojave të domosdoshme si rindërtimi i mënyrsë së jetesës, siguria ushqimore, qasja në kujdesin shëndetësor, higjena si dhe shërbimet arsimore, krahas sigurimit të banesës e tokës për të shpërngulurit.