Dhoma e Përfaqësuesve në Britani voton kundër Brexit-it pa marrëveshje
Londër, 14 mars - Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Britanisë votoi të mërkurën kundër "daljes nga BE-ja pa marrëveshje" në çdo rrethanë.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me 312 vota pro e 308 kundër një amendament kundër Brexit-it pa marrëveshje në çdo rrethanë, por ky amendament nuk ka fuqi ligjore.
Më pas, Dhoma e Përfaqësuesve votoi edhe një herë dhe miratoi me 321 vota pro e 278 kundër një propozim të qeverisë, ku konfirmohet zyrtarisht kundërshtimi i Parlamentit për një Brexit pa marrëveshje.
Po këtë ditë, Dhoma e Përfaqësuesve i vuri veton edhe një tjetër amendamenti, i cili synon shtyrjen e datës së Brexit-it deri më 22 maj.