Dezcallar: Spanja duhet ta njohë Kosovën
Madrid, 30 prill - Spanjës i tërhiqet veshi nga ish-ambasadori spanjoll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jorge Dezcallar për qëndrimin që ka ndaj njohjes së pavarsisë së Kosovës.
Sipas tij, ajo duhet të pranojë këtë realitet të ri dhe ta njohë atë.
Dezcallar është shprehur i lumtur me arritjen e marrëveshjes Kosovë Serbi, duke thënë se ky është një lajm i mirë për krejt Ballkanin.
Është një marrëveshje, që më në fund, i obligon edhe shtete mosnjohëse të pavarësisë si i yni, që të të ndryshojnë qëndrim, thotë Dezcaller.