25 Dhjetor 2024

Derisa ka paragjykime mes njerëzve, s'mund të ketë marrëdhënie bashkëpunimi

Kuala Lumpur, 27 shkurt - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC këto ditë po qëndron në Kuala Lumpur të Malajzisë ku po zhvillon punimet Samiti Global i Paqes i cili ka mbledhur mbi 100 Ambasador Global të Paqes, aktivistë për të drejtat e njeriut, diplomat të rinjë dhe përfaqësues të agjencive të ndryshme të OKB-së nga vende të ndryshme të botës.

Ajo ishte sot pjesë e panelit diskutues “Diplomatët e Rinjë” bashkë me përfaqësuesit e Bangladeshit, Palestinës dhe Kenya-s të cilët kanë diskutuar për rolin e OKB-së në krijimin e paqes në botë, dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë në vendet në konflikt.

Në pjesën e saj të diskutimit Shala ka folur për rëndësinë e minimizimit të paragjykimeve për të formuar mardhënie bashkëpunimi midis shteteve dhe kombeve të ndryshme, duke shtuar se derisa ka dallime dhe paragjykime mes njerëzve, shteteve apo dhe kombeve nuk mund të ketë mardhenie bashkepunimi.

Çdo natyre njerezore paragjykimet do e ndalojne se zhvilluari mardhenie të mira mes dallimeve qofshin ato në nacionalitet fe apo kulturë.  

Individët sipas saj duhet të ndalojne se paragjykuari si në politikë diplomaci kulturë apo cfardo sfere tjetër në menyrë që të kenë sukses në bashkepunim.

 Si mund të arrijmë minimizimin e paragjykimit? Atë e arrijmë vetëm duke pranuar dhe respektuar formën e jetesës së tjetrit, shtetin, kulturën apo politikën që zhvillon - theksoi Shala

Tutje ajo ka folur edhe për rolin e OKB-së në krijimin e paqes në botë me theks të vecantë Kosovën.

“Roli i OKB-së për të ulur tensionet mes vendeve në konflikt është jashtëzakonisht i madh. Këtu duhet të marr shembull specifik shtetin tim Republikën e Kosovës kur të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me NATO-n. "

"Po në këtë kohë , u kalua në Këshill të Sigurimit të OKB-së Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë, por nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara derisa dërguan përfaqësues të tyre ish-kryetarin finlandez Martti Ahtisaari, i cili ne vitin 2007 nxori Planin Gjithëpërfshirës, ku parashihej pavarësi e mbikëqyrur."

"Në bazë të këtij plani dhe duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Ky ndoshta eshte vec nje nga shembujt e shumte te rolit te OKB-se ne uljen e tensioneve mes vendeve ne konflikt.” ka shtuar ajo.

Tutje ka thënë se si shtet, multi etnik jemi shmebull i ndërtimit të paqes dhe respektimit të komuniteteve pakicë në vendin tonë përfshir edhe komnuitetin serb me të cilin dikur ishim në konflikt dhe sot kemi ende një marrveshje të pa-përfunduar.

“Edhe pse shtet i ri Kushtetuta jonë, garanton të drejta dhe ligje të barabarta për secilin qytetar të Kosovës pa dallim feje gjinije apo nacionaliteti dhe për këtë jam krenare që secili nga ne që kemi pasur mundësi kemi punuar në ndërtimin e kësaj fryme të jetesës dhe bashkëpunimit. Rruga jonë drejt ndërtimit të paqes ishte tejet e vështirë por jo e paarritshme, prandaj unë sot me krenari ju flas në emër të një shteti të pavarur, sovran dhe paqesor" - tha Shala.

Me kërkesë të organizatorëve gjatë diskutimit Ambasadorja Shala ka mbajtur në kokë Plisin si simbol të veshjes sonë kombëtare, për të cilin i është përgjigjur pyetjeve të audiencës në fund të diskutimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)