14 Janar 2025

Deri pas zgjedhjeve në Serbi s'ka takime Thaçi-Daçiq

Bruksel, 8 mars - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, nuk do t`i shtrëngojnë më duart. Këtë të paktën nuk do ta bëjnë në cilësinë e udhëheqësve të qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka hequr dorë nga përpjekja që t`i takojë kryeministrat para zgjedhjeve në Serbi, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Kjo ka ndodhur pavarësisht insistimit të Brukselit që gjithsesi të organizohet edhe një takim për të arritur tri pajtime, pa të cilat, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është i pamundshëm.

Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh ende për gjykatat, shpërbërjen e formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna (serb v.j.)”, si dhe nuk janë pajtuar ende për statutin e Asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kësisoj, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve është e pazbatueshme.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se ekipi i ndërmjetësues Ashton do të provojë që një takim të radhës ta aranzhojë fill pas zgjedhjeve në Serbi, qysh në javën e parë pas 16 marsit, por në një situatë kur Beogradi nuk e ka të emëruar qeverinë e re, vështirë se do të mund të mbahet takimi.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)