11 Janar 2025

Deri në vitin 2035 do të krijohet Shqipëria e Madhe

Moskë, 14 janar - Deri në vitin 2035, pjesa perëndimore e Maqedonisë do të bashkohet me Shqipërinë.

Kështu thuhet në një pjesë të analizës të bërë nga disa ekspertë rus bazuar në disa dokumente nga grupe ekspertësh të udhëhequr nga Zbignjev Bzhezhinski dhe Samuel Huntington, shkruan gazeta ruse Ekspres.

Në këtë analizë thuhet se deri në vitin 2035, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë perëndimore do të bashkohen me Shqipërinë dhe do të krijohet Shqipëria e Madhe.

Sipas tyre, Serbia dhe Kroacia do ta ndajnë Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa ndryshime serioze do të ketë edhe në Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

“Territori i Bosnjës dhe Hercegovinës do të ndahet mes Serbisë dhe Kroacisë. Polonia do të duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit, ndërsa Bjellorusia do të zhduket”, thuhet në analizën të cilën e publikoi gazeta ruse Ekspres./Portalb

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)