Der Standard: Veriu-sfida kryesore ndërmjet Kosovës e Serbisë

Vjenë, 27 gusht - Problemi i veriut të Kosovës mbetet sfida kryesore në përmirësimin e raporteve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, vlerëson në një shkrim të sajin e përditshmja austriake Der Standard.
Gazeta vlerëson se problemi i veriut nuk po trajtohet si duhet nga asnjëra palë, ndërsa flet për ekzistimin e një paqartësie në qeverinë e Serbisë, rreth kësaj çështje.
Prishtina është e interesuar për një zgjidhje. Por qeveria e re në Beograd, e udhëhequr nga Partia, Tomisllav Nikoliqit, e cila tani duhet të gjejë zgjidhje në vend se ta luajë rolin e opozitës, duket se nuk e ka të qartë se cilën staretegji duhet ta ndjekë, thuhet në shkrimin e së përditshmës austriake.