11 Janar 2025

Der Standard: Çështja e Kosovës për Serbinë është bërë dilemë kombëtare

Vjenë, 29 mars - E përditshmja austriake “Der Standard”,  vlerëson se çështja e “Kosovës” për Serbinë është bërë dilemë kombëtare, duke shtuar se kjo shprehet më së miri në deklaratën e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiç, kur flet për "11 ditët e ferrit" në mes të raundit të shtatë dhe të tetë të dialogut me Prishtinën.

"Kur Vuçiç flet rreth dialogut, kjo tingëllon si  dilema e Faustit, si dy shpirtra që jetojnë në një trup, e që duan të ndahen nga njëri-tjetri.

Njëra synon të ardhmen, BE-në, e tjera të qëndrojë në Kosovë... Këto dy gjëra nuk mund të fitohen dhe Beogradi e ka të qartë”, shkruan e përditshmja nga Vjena. Brukseli nga Beogradi tani nuk kërkon njohjen e Kosovës, por të konsolidojnë de facto pavarësinë e Kosovës.

“Der Standard” shkruan se, “pengu” më i madh në dialog është shpërbërja e strukturave paralele të financuara nga Beogradi në veri të Kosovës.

Ndërsa shton se, Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar nga Vuçiç, që të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të dialogut, duke theksuar se ai është figura kryesore e Serbisë dhe se vetëm ai e ka autoritetin e nevojshëm për të zgjidhur dilemën në frymën evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)