Der Spiegel: Fenomenet negative po pengojnë Kosovën
Belrin, 9 gusht - Gazeta prestigjioze gjermane Der Spiegel i ka kushtuar një artikull të vecantë Kosovës, pas situatës së tensionuar të krijuar në veri.
Në artikullin e saj, gazeta shkruan se fenomenet negative si vjedhja zgjedhore, korrupsioni dhe abuzimet po pengojnë progresin e shtetit të ri.
Më tej Der Spiegel komenton një intervistë me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin e cilëson si një njeri elokuent në luftë me qeverinë Thaci.
Hashim Thaci është një hajnë që vjedh popullin e vet dhe qeveris si një kukull e fuqisë koloniale të Shteteve të Bashkuara, citon gazeta Kurtin.
Artikulli përmend gjithashtu ndikimin e madh të Beogradit tek serbët e Kosovës përmes mësuesve, policëve dhe mjekëve.