Deputeti Armend Zemaj po merr pjesë në “ Lutjet e Mëngjesit” në SHBA
Washington, 7 shkurt - Deputeti Armend Zemaj po merr pjesë në “ Lutjet e Mëngjesit “ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai përpos pjesëmarrjes në ceremoninë e “Lutjeve të Mëngjesit” po zhvillon edhe një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të senatit amerikan.
Përveç pjesëmarrjes në takimin e përbashkët të senatorëve dhe të përfaqësuesve të shteteve të Evropës Juglindore, Zemaj është takuar edhe me përfaqësues të tjerë të senatit amerikan me të cilët bisedoi rreth sfidave në të cilat po kalon vendi ynë në rrugëtimin e tij drejt integrimit evropian.
Me këtë rast, Zemaj shprehu mirënjohjen e thellë për punën e senatorëve dhe përfaqësuesve të Departamentit të Shteti dhe të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtet ndërtimin e Kosovës dhe gjithashtu e siguroi atë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të qëndroj përherë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset në të cilat po kalon vendi ynë.