12 Janar 2025

Deputetët kroatë për herë të parë në Parlamentit Evropian

Strasburg, 6 korrik - 12 politikanë kroatë, të cilët përfaqësojnë parti të ndryshme të vendit të tyre, këtë javë morën pjesë për herë të parë në punën e sesionit veror të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc deklaroi se aderimi i Kroacisë në BE është një sinjal i shpresës për të ardhmen e Evropës unike. Pas aderimit të Kroacisë numri i eurodeputetëve u rrit deri më 766 veta. Kroacia u bë anëtare me të drejta të plota e BE-së më 1 korrik.

Ajo është vendi i dytë nga ish Jugosllavia, i cili u bë anëtar i BE-së pas Sllovenisë. Ajo e fundit u aderua në bashkim në vitin 2004. Ky është zgjerimi i parë i bashkimit pas aderimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)