Deputetët italianë me paga të zvogëluara për 1.000 euro
Romë, 28 korrik - Parlamenti italian të mërkurën do të votojë për pakon e re të reformave ekonomike, që përfshinë edhe zvogëlim të pagave për 1.000 euro, lajmëron agjencia ANSA, transmeton Fokus-i.
Shqyrtimi i tekstit të propozim-reformave, si dhe vetë votimi, do të transmetohen drejtpërdrejt në televizionin italian, që është rast shumë i rrallë.
Njëra prej masave të përfshira në reformën ekonomike dhe zvogëlimin e pagave të ligjdhënësve italianë për 1.000 euro në muaj, meqë pagat e përfaqësuesve popullorë ndonjëherë tejkalojnë 8.000 euro në muaj.