Deniau: Plani Ahtisari u jep autonomi të gjerë serbëve

Beograd, 31 tetor - Gjasat janë të mëdha që Serbia në dhjetor të marrë kandidaturën për BE, ndërsa për caktimin e fillimit të bisedimeve për këtë proces, presim rezultate konkrete në dialogun me Prishtinën, ka thënë ambasadori francez në Beograd, François-Xavier Deniau.
Nga Prishtina po ashtu presim që të angazhohet për zbatimin e Planit Ahtisari, i cili parashikon autonomi të gjerë për veriun e Kosovës, shton Deniau, transmetojnë mediat beogradase.
I pyetur se nëse Serbia po kushtëzohet nga Kosova, Deniau ka thënë se nuk ka kushte të reja, sepse kushti i bashkëpunimit rajonal dhe domosdoshmëria e paqes me fqinjët ka qenë gjithmonë e kërkuar.
Kur është fjala te barrikadat në veriun e Kosovës, ai ka thënë se ato nuk e lehtësojnë jetën e përditshme të njerëzve.