05 Maj 2024

Demonstruesit kundër Wall Street jetojnë nëpër çadra

New York, 30 tetor - Protestuesit e mbledhur nën demonstratën "Pushtoni Wall Street-in" të cilët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës protestojnë pabarazinë e të ardhurave, me ftohjen e kohës janë duke kaluar ditë të vështira.

Demonstruesit të cilët jetojnë nëpër çadra të ngritura në rrugë, kanë mbetur ballë përballë me kushtet e këqija të motit.

Pjesëmarrësit nëpër demonstrata, që kanë ngritur çadra në Wall Street, këtej e tutje nuk do të luftojnë vetëm me policinë por edhe me motin e ftohtë.

Në Nju Jork, ku netëve temperatura bie nën zero gradë, protestuesit i presin ditë të vështira.

Disa prej pjesëmarrësve, të cilët nuk duan që protestat të mbarojnë për shkak të motit të ftohtë, janë duke dhënë mësime se "si të jetosh në të ftohtë".

Protestuesit që kanë ngritur kamp në parkun Zucotti afër Wall Street-it po gjejnë përkrahje të madhe nga mbarë vendi.

Nga të katër anët e vendit për protestuesit e Wall Street-it po dërgohen çadra dhe veshje dimërore.

Edhe një kishë që ndodhet afër vendit ku protestuesit kanë ngritur kamp ia ka hapur dyert atyre për tu ngrohur.

Edhe të pastrehët janë duke mbështetur demonstruesit e ndikuar nga i ftohti.

Ata janë duke ndarë eksperiencën e tyre si persona që kanë arritur të mbijetojnë përjashta edhe në ditët e ftohta të dimrit.

Kurse autoritetet që kërkojnë kthimin e protestuesve në shtëpi, kanë bërë të ditur se në fundjavë pritet të bjerë borë.

Protestat e Wall Street-it kishin filluar një muaj e gjysmë më parë për të protestuar kapitalizmin dhe pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, dhe më vonë ato ishin përhapur edhe nëpër shumë vende të Evropës.

Ndërkohë protestuesit e mbledhur në kryeqytetin Londër të Anglisë, një nga vendet e ndikuara nga protestat e Wall Streetit, kanë lejuar kalimin në Katedralen e Shën Paulit, që e kishin bllokuar me çadrat që kishin ngritur përpara saj.

Katedralja ishte mbyllur dy javë më parë për arsye sigurie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)