Dëmi nga zjarret në Rusi 15 miliardë euro
Moskë, 11 gusht - Zjarret shkatërrimtare në Rusi, sipas njoftimeve të mediave, kanë shkaktuar një dëm prej afro 15 miliardë eurosh.
Dëmi arrin afro 1 përqind të produktit të brendshëm bruto, njofton gazeta "Kommersant".
Nga qeveria nuk ka akoma vlerësime zyrtare. Vera më e nxehtë që prej fillimit të regjistrimit të motit para 130 vjetësh i ka kushtuar Rusisë më shumë se një të tretat e të korrave.
Për këtë arsye qeveria ka ndaluar deri në dhjetor të gjitha eksportet e drithërave.
Për qytetin Osjorsk në Ural pranë Majakut, vend depozitimi i mbeturinave bërthamore, gjendja është qetësuar. Zjarret përreth impiantit janë shuar, deklaroi ministria për mbrojtjen civile.