Dell së shpejti do e lerë misionin në Kosovë

Prishtinë, 8 nëntor - Duket se ambasadori amerikan në Prishtinë përgatitet për largim nga Kosova. Bazuar në një mesazh postuar në rrjetin social Facebook, Christopher Dell pret të emërohet në postin e zëvendësit të komandantit në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Afrikë, që Shtabin e ka në Stuttgart të Gjermanisë.
Duket se më në fund do të më bëhet të jetoj në Gjermani për postimin tim të ardhshëm, si zëvendëskomandant i Komandës për Afrikë në Stuttgart. Është e vetmja komandë e unifikuar ushtarake e SHBA-së me një zëvendës civil, ka shkruar Dell në Facebook, raporton Koha.
Sipas mesazhit që Dell e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social, në Gjermani tashmë ka siguruar vend pune edhe për bashkëshorten e tij, Teodora Dell. Megjithatë, Dell duket se mendon edhe përtej postit të ri diplomatik.
Po ashtu vazhdoj të kërkoj një vend pune në sektorin privat, shkruan ai në Facebook.