17 Maj 2024

Dell: Politika kosovare, e papërgjegjshme

Prishtinë, 1 nëntor - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka hedhur akuza të ashpra ndaj klasës politike kosovare, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme.

Në një takim të organizuar nga British Council, Dell ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë ajo që e ka bërë të tillë politikën kosovare.

“Kosova kalon nga një krizë në tjetrën. Kjo tashmë është bërë stil i qeverisjes. Klasa politike kosovare është tërësisht e papërgjegjshme”, citohet Dell nga mediat kosovare.

“Kosova është një test dhe do të mbetet test ku do të dëshmohet nëse Bashkimi Evropian është në gjendje të krijojë një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Bashkimi Evropian në UNMIK, në kuadër të shtyllës së katërt, nuk ishte i suksesshëm”, ka thënë Dell.

Ambasadori Dell, ka lëshuar akuza të rënda edhe në adresë të ndërkombëtarëve, kryesisht të prezantuar nga UNMIK-u.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë dhe në disa momente është sjell si Millosheviqi.

“Pa dashje bashkësia ndërkombëtare në disa raste ka qenë si në epokën e Miloshevicit në raport me kosovarët. Kjo ka ndodhur duke ua dhënë kosovarëve një dukje joreale të qeverisjes së tyre. Po flas këtu për dështimet e UNMIK-ut në krijimin e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse. Ato institucione u krijuan, por PSSP-ja ka mbajtur të gjitha përgjegjësitë në duart e veta. Kjo ka zhvilluar papërgjegjësinë te klasa politike kosovare”, ka thënë Dell.

Në takimin e zhvilluar kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, si Piter Faith, i cili ka rrëfyer momentet kur kryeministri Thaci nuk e ka dëgjuar.

Ndërsa numri dy i EULEX-it, Andy Sparkes ka folur për dështimet e misionit evropian për rendin dhe ligjin në Kosovë.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)