Delegacioni serb braktis Sarajevën, shkaku i fusnotës
Sarajevë, 16 mars - Delegacioni i Serbisë ka braktisur sot punimet e Konferencës së këshillit për bashkëpunim rajonal, që po mbahet në Sarajevë, sepse në tabelën e Kosovës nuk është paraqitur përmbajtja e fusnotës.
Sipas të përditshmes serbe Blic, në konferencën në Sarajevë në tabelën e Kosovës qëndronte vetëm ylli, e jo edhe sqarimi nën të, gjë që nuk është në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel.