Del Ponte: Në Hagë nuk ka drejtësi
Hagë, 20 nëntor - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte, ka deklaruar se Gjykata e Hagës, e ka humbur besueshmërinë.
Ajo gjithashtu e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Hagës për t`i dhënë pafajësinë dy gjeneralëve kroat Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.
Unë jam e tronditur. Jam befasuar dhe jam habitur. Është krejt e pabesueshme se çfarë ndodhi. Unë solidarizohem me viktimat serbe ka thënë Del Ponte për Blic.
Ajo ka thënë se rreziku është i njëjtë edhe me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, duke thënë se edhe ai mund të lirohet brenda 15 ditëve.