24 Dhjetor 2024

Del Ponte: Dua të hetoj trafikun e organeve në Kosovë

Bern, 1 mars - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte ka deklaruar se do të donte të hetonte akuzat për tregti organesh në Kosovë.

Në një intervistë për të përditshmes zvicerane "Neue Zurcher Zeitung", Del Ponte duke iu referuar raportit të Dick Martit theksoi se duhet të formohet një institucion i pavarur ndërkombëtar i cili do të duhej të jetë përgjegjës për hetime dhe mbrojtje të dëshmitarëve.

"Mua personalisht do të më interesonte që t`i merrja përsipër hetimet në Kosovë. Mirëpo e shoh që për këtë gjë nuk ka menduar askush. E njoh dosjen në fjalë mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë. Do të shohim se a ka vullnet politik për këtë gjë. BE-ja duhet të veprojë dhe amerikanët duhet të ndihmojnë", ka thënë Del Ponte.

Gjithashtu Del Ponte ka theksuar se edhe pse ka pasur pak dëshmi për një aktakuzë indikacionet sipas saj ishin serioze.

"Unë i kam përmendur faktet për organet në libër në mënyrë që dikush të fillojë të hetojë ato që ne nuk kishim mundur t`i hetonim. Mirëpo ka patur edhe krime tjera në të cilat ne jemi penguar që të hetojmë", theksoi Del Ponte.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)