08 Janar 2025

Del Ponte akuzon NATO-n dhe UNMIK-un

Bernë, 1 shkurt - EULEX-i nuk ka kapacitete për të hetuar çështjen "Shtëpisë e verdhë” - ku Serbia pretendon se janë nxjerrë, për t’u shitur, organet e serbëve të rrëmbyer gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare, pas raportit të Dick Martyt, është dashur të reagoj, por vetëm nën mandatin e OKB-së mund të jepet e vërteta për këto akuza.

Ka mungesë të vullnetit politik për ta ndriçuar këtë rast. Kjo për faktin se situata në Kosovë është ende e brishtë, thotë ish-kryeprokurorja e Tribunalit së Hagës, Carla del Ponte.

“Shkatërrimi i provave ishte një gabim i madh. Kjo është bërë pa u konsultuar me mua, dhe madje pa folur me mua për këtë temë. Kam qenë shumë e habitur kur nga mediat kam mësuar se dëshmitë janë shkatërruar."

"Por, sigurisht se nuk ndihem përgjegjëse për këtë, sepse nuk kisha mandat për të udhëhequr hetimet. Unë e di se kush ka vendosur për shkatërrimin e provave, sepse kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me pasuesin tim në pozitën e prokurorit, Serge Brammertz”, thotë del Ponte për “Press”, sipas së cilës “shkatërrimi i dëshmive” ia ka bërë me dije se nuk do të lejohet për të vazhduar hetimet”.

“NATO dhe UNMIK-u nuk kanë lejuar qasjen në dokumentet e rëndësishme, ndërsa Shqipëria nuk na ka lejuar të futemi në territorin e saj për të hetuar varret. Ishin edhe ca gjëra tjera”, shtonë ajo, duke theksuar se “bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të dihet e vërteta për këto krime”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)