12 Janar 2025

Degert pret përparim në takimin Thaçi-Daçiq

Prishtinë, 8 korrik - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert ka shfaqur shpresën se në takimin e sotëm të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi do të arrihet përparim lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe gjetjen e zgjidhjes rreth çështjeve tjera të hapura.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ai ka thënë se midis çështjeve të pazgjidhura gjendet edhe Ligji për amnistinë të cilin, sipas Marrëveshjes së Brukselit, lypset ta miratojë Kuvendi i Kosovës.

Duke komentuar se me ligj do të përfshihen edhe personat të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulmet ndaj forcave ndërkombëtare, Degert ka thënë se “kjo nuk është ashtu”. “Nëse ka pasur sulme ndaj zyrtarëve ndërkombëtar, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të procedohen penalisht dhe për këtë nevojitet të përgjigjen”, ka ka theksuar Degert.

Sipas tij, është me rëndësi të jashtëzakonshme që të gjendet zgjidhja për të gjitha çështjet ”që janë në rend të ditës”, në dialog. “Është qenësore që të arrihet përparim dhe të vazhdojë dialogu lidhur me çështjet tjera të hapura”, konsideron ambasadori i BE në Beograd.

Degert ka nënvizuar se midis çështjeve që “po presin zgjidhje” janë edhe ato që kanë të bëjnë me energjetikën dhe telekomunikacionet.

“Do të shohim nëse – pas negociatave shumë intensive në nivelin teknik dhe ministror, kryeministrat mund t’i zgjidhin këto çështje”, ka cekur ai dhe ka shtuar se “e dimë se nuk është lehtë, sepse fjala është për çështjet e komplikuara. Por është esenciale që të arrihet përparim dhe të shohim se po zbatohet Marrëveshja nga 19 prilli, dhe po zgjidhen çështjet e hapura në dobi të qytetarëve të Serbisë e të Kosovës”, ka thënë Degert. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)