Degert: Integriteti i Kosovës, të mos e largoj Serbinë nga reformat
Beograd, 12 tetor - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, tha sot në Beograd se përmendja e integritetit territorial të Kosovës, në Strategjinë e zgjerimit të Komisionit Evropian, nuk duhet ta largoj vëmendjen nga reformat, të cilat Serbia duhet ti zbatoj.
Gjatë paraqitjes së raportit të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë drejt integrimit në BE, zoti Degert, tha se duhet të filloj dhe të përparoj dialogu Beograd Prishtinë.
Këto komente ishin jehonë e deklaratave të djeshme të komisionarit për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fyle, gjatë vizitës në Beograd, se ndarja e Kosovës nuk është në tavolinë.