12 Janar 2025

Deger shpreson në zbatimin e marrëveshjes

Beograd, 13 maj - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, ka shfaqur shpresën se zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka arritur të bindë serbët e Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Tani presim që të ketë përparim drejt planit të zbatimit të marrëveshjees, në mënyrë që së shpejti të shohim edhe fillimin e zbatimit të saj”, ka thënë Deger, raportojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që Vuçiq ka qenë në Kosovë dhe “ka bërë të qartë esencën e marrëveshjes”.

Serbët e veriut kanë kundërshtuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo do t’i vinte ata nën autoritetetin e Prishtinës zyrtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)