11 Janar 2025

Deger shpreson në marrëveshjen Kosovë - Serbi

Beograd, 18 prill - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, ka shfaqur shpresën se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

“Shpresoj se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të japë rezultate. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, është shumë e përkushtuar ndaj këtij procesi, nga i cili është me rëndësi që të dalin rezultate”, ka thënë Deger, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë paraqet njërën nga sfidat më të mëdha për Serbinë, nga e cila varet edhe tërheqja e investimeve të huaja.

Është konfirmuar se Prishtina dhe Beogradi do të vazhdojnë të premten bisedimet në nivel kryeministrash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)