11 Janar 2025

Deger shpreson në marrëveshjen Kosovë - Serbi

Beograd, 4 prill - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, ka thënë se para Beogradit dhe Prishtinës ekziston edhe një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Është koha që të dyja palët të mendojnë… Ne presim të shohim analizën e rrethit të tetë të bisedimeve, që do të bëjnë”, u ka thënë Deger gazetarëve në Beograd.

Në pyetjen se cili ka qenë propozimi në Bruksel dhe a mund të ndryshohet ai, Deger ka thënë se ajo u përket të dyja palëve dhe se nuk mund të bëjë publike informacione që lidhen me atë marrëveshje.

Ai ka kujtuar se dialogu zgjat që tre vjet dhe se janë arritur marrëveshje të rëndësishme teknike.

“Ato marrëveshje i kanë kontrbuuar procesit të normalizimit që duam të arrijmë, ndërsa tani përballemi edhe me një hap drejt tij”, ka thënë Deger.

Në rrethin e tetë të bisedimeve, që është zhvilluar të martën në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)