10 Janar 2025

Dedaj po qëndron për vizitë zyrtare në Austri

Vjenë, 1 dhjetor - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Gjergj Dedaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Austri u prit sot në Parlamentin e Austrisë.

Dedaj i njohtoj zyrtarët austriak me zhvillimet në Kosovë, nivelin e lartë të papunësisë, nevojën e investimeve të kompanive austriake në Kosovë, liberalizimin e vizave, krijimin e mundësive për studentët kosovarë për të studiuar në Universitetet e Austrisë si dhe thellimin e bashkëpunimit tradicional të Austrisë me Kosovën.

Zëvendësministri Dedaj ritheksoj nevojën imediate të fillimit të negociatave për anëtarësim të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimore në NATO dhe institucionet euroatlantike.

Zyrtarët austriak nga ana e tyre  shprehën gatishmërinë e Austrisë për të mbështetur proceset në Kosovë dhe stabilitetin në tërë rajonin dhe këtë pjesë të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)