Davutogllu konfirmoi mbështetjen e Truqisë për Kosovën
New York, 26 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaci takoi sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu.
Kryeministri Thaçi e njoftoi Ministrin e Jashtëm Turk me zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe atë të integrimit evropian.
Kryeministri e falënderoi Ministrin e Jashtëm të Turqisë për mbështetjen e pa kursyer dhe përkushtimin e shtetit Turk ndaj Kosovës dhe rajonit.
Ministri Davutogllu konfirmoi se ky angazhim dhe ky përkushtim do të mbetet i palëkundur.
Ne duhet të punojmë bashkërisht që paqja dhe stabiliteti përfundimisht të mbizotërojnë në rajon dhe në relacionet mes vendeve të Ballkanit. Tani e tutje, ne duhet të përqendrohemi në zhvillim dhe integrim. tha Kryeministri Thaçi.