07 Janar 2025

Davenport: Plani i Ahtisaarit, garanci për serbët

Beograd, 15 janar - Ambasadori britanik në Beograd, Michael Davenport, ka thënë se garancitë më të mëdha për serbët në veri dhe në jug të Kosovës janë parashikuar në planin e Ahtisaarit.

\"Ndoshta disa nuk janë të vetëdijshëm se deri në çfarë mase ofron garanci plani, veçanërisht në ato sfera të cilat presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i ka theksuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në intervista në lidhje me komunitetin serb në veri, kishën, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e pronës\", tha Davenport për Blic.

Sipas tij, është mirë që Tadiç nuk ka folur për ndarje të Kosovës, ndërsa shton se është e drejtë e tij për të nënvizuar katër temat që patjetër bien në një sërë çështjesh që duhet të diskutohen.

“Por, është e domosdoshme që me kujdes të shikojmë se çfarë ofron në këtë aspekt Plani Ahtisaari” ka theksuar Devenport.

Diplomati britanik tha se më parë është e nevojshme që përmbushen qartë detyrat e vëna nga Këshilli evropian: implementimi i marrëveshjeve të arritura, përfshirë edhe menaxhimin e integruar të kufirit, mundësimi i Kosovës që të marrë pjesë në forumet rajonale dhe bashkëpunimi me EULEX-in.

\"Së pari duhet të ndërtohet besimi i domosdoshëm për tu futur në diskutime të gjera”, ka thënë Davenport, për të shtuar se nuk ka dallime mes shteteve anëtare të BE-së, kur është fjala te kushtet që Beogradi duhet t` përmbushë për të fituar në mars statusin e vendit kandidat për në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)