Davenport i kënaqur me inkurajimin e serbëve te Kosovës
Beograd, 6 tetor - Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se është i kënaqur që udhëheqja serbe inkurajon serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Ky është një rast që të zgjedhen njerëzit të cilët do të mbrojnë interesat e banorëve të Kosovës në të ardhmen. Mos dalja në zgjedhje nuk është në interesin e askujt, tha Devenport, transmeton agjencia serbe Tanjug.