Davenport: BE pret rezultate konkrete nga bisedimet
Beograd, 26 shkurt - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se BE inkurajon angazhimin e liderëve politikë të Beogradit dhe të Prishtinës, por, se nga dialogu pret rezultate konkrete.
Vendet anëtare do të sjellin së bashku vlerësimin mbi përparimin e dukshëm të raporteve në përputhje me kriteret e vendosura nga Këshilli Evropian, është shprehur Davenport për gazetën \"Blic.
Ambasadori Davenport konsideron se ka arsye për optimizëm dhe se falë bisedimeve të kryeministrave nga Serbia e Kosova, Beogradi do të përparojë kah integrimet evropiane.
Por, ai vlerësoi se është shumë me rëndësi që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë ndryshimin.
Nisja e negociatave për anëtarësim në BE, Serbisë i është kushtëzuar me normalizimin e raporteve me Kosovën.
Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel, konsiderohen se po i kontribuojnë arritjes së këtij kushti.
Kosova në anën tjetër, është thënë se po që se arrin rezultate në biseidme, do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.