Datagate letër Obamës
Uashington, 9 dhjetor - Gjigantë amerikanë të teknologjisë inovative, ndër të cilët Twitter, Facebook dhe Apple, kanë publikuar sot një letër të hapur drejtuar presidentit amerikan, Barack Obama me çrast i kërkojnë këtij të fundit një \"reformë të praktikave të mbikëqyrjes\" së SHBA-së, pas publikimeve të ish-konsulentit të NSA-së, Edward Snowden.
\"Publikimet e kësaj vere kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për reformimin e praktikave të mbikëqyrjes nga programet qeveritare në shkallë botërore\", shkruajnë në letrën e dërguar nga përfaqësuesit e Aol, Apple, Facebook, Google, LinkedIn, Microsoft, Yahoo! dhe Twitter.
\"Ekuilibri në disa vende është tejkaluar në mënyrë të jashtëzakonshme në favor të shtetit dhe në përkeqësim të termave të të drejtave të individit, të drejta të cilat janë pjesë e Kushtetutës sonë. Kjo trondit themelet mbi të cilat ne bazohemi. Ka ardhur koha të ndryshojmë\", është thënë në letrën tetë gjigantëve amerikanë dërguar presidentin Obama.
Apple, kanë publikuar sot një letër të hapur drejtuar presidentit amerikan, Barack Obama me çrast i kërkojnë këtij të fundit një \"reformë të praktikave të mbikëqyrjes\" së SHBA-së, pas publikimeve të ish-konsulentit të NSA-së, Edward Snowden.