13 Janar 2025

DASH: Vendimi i Shqipërisë nuk ndikon në marrëdhëniet me SHBA

Washington, 16 nëntor - Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki i tha Zërit të Amerikës se vendimi i Shqipërisë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërkohë, në një reagim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet: "E respektojmë vendimin e Kryeministrit. 

Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë."

Shtetet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë të ambasadës, "do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord."

"Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, thuhet në deklaratë,  kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)