02 Maj 2025

DASH: Rriten me 35% sulmet terroriste gjatë 2014-s

Washington, 20 qershor - Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se numri i sulmeve terroriste në botë është rritur me 35 për qind, gjatë vitit 2014.

Numri i viktimave u shtua me 81 për qind, si rezultat i shtimit të aktivitetit terrorist në Irak, Afganistan dhe Nigeri.

Në raportin vjetor për terrorizmin, të bërë publik sot thuhet se, “gjatë 2014-s, në mbarë botën janë kryer 13 mijë e 463 sulme terroriste, që kanë çuar në 32 mijë e 700 viktima”.

“Gjatë 2014 ka patur 20 sulme në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 persona, krahasuar me vetëm dy të tilla në vitin 2013”, thuhet në raportin e DASH.

Raporti thekson se, numri më i madh i viktimave është shënuar në Irak dhe përkon me zgjerimin e grupit Shteti Islamik atje.

Ndërsa në Nigeri sipas raportit, gjatë vitit 2014 u rrëmbyen dhe u morën peng 1300 persona, krahasuar me më pak se 100 raste të tilla në 2013-n.

Grupi Shtetit Islamik është përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve nga aktet terroriste, i pasuar nga grupi Taleban, nga al­Shababi me bazë në Somali dhe Boko Haram në Nigeri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)