02 Maj 2025

DASH: Radikalët serbë ishin problemi kryesor i Kosovës në 2013

Washington, 28 shkurt - Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut thuhet se në Kosovë problemet kryesore për vitin 2013 kanë qënë përpjekjet e forcave radikale serbe për të bllokuar normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, përfshi vendosjen e postblloqeve në pjesën veriore të vendit dhe kufizimin e të drejtave bazë si liria e lëvizjes së personave dhe mallrave.

Elementë radikalë dhe kriminelë përdorën dhunën dhe kërcënimet ndaj kundërshtarëve të brendshëm dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, përfshi vrasjen e një anëtari të EULEX-it në shtator.

Një element tjetër shqetësues, vë në dukje raporti i Departamentit të Shtetit, është dhuna shoqërore dhe diskriminimi kundër anëtarëve të pakicave etnike, personave me aftësi të kufizuara dhe anëtarëve të komunitetit LGBT.

Gjithashtu dhuna kundër grave rradhitet si problemi i tretë shqetësues në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Raporti vë në dukje se qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe për të dënuar zyrtarët që kanë kryer shkelje, si në shërbimet e sigurisë ashtu edhe në sektorë të tjerë të qeverisë, megjithëse shumë zyrtarë të lartë të dyshuar u përfshinë në korrupsion dhe vepruan pa u ndëshkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)