10 Janar 2025

DASH, Liritë fetare në Kosovë kanë shkaktuar sfida praktike

Washington, 31 korrik - Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin përLiritë Fetare në botë për vitin 2011 ka analizuar edhe gjendjen nëKosovë sa i përket respektimit të lirive fetare.

Kushtetuta dhe ligjet tjera mbrojnë lirinë fetare dhe në praktikëqeveria në përgjithësi ka respektuar liritë fetare thuhet në raport,duke theksuar se qeveria nuk ka shfaqur ndonjë tentativë drejtpërmirësimit apo përkeqësimit të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtëssë lirisë fetare.

Megjithatë, sipas raportit, liderët fetarë kanë theksuar se mungesa enjë mekanizmi që grupet fetare të regjistrohen dhe të fitojnë një statuslegal ka shkaktuar një numër sfidash praktike.

Edhe pse shumë grupe kanë gjetur metoda alternative, shumë nga ta kanëraportuar sfida në pronësimin dhe regjistrimin e pronave, makinave,hapjes së llogarive bankare dhe pagesës së tatimeve dhe pagave të tëpunësuarve.

DASH, bën të ditur Europa e Lirë thekson se ka pasur raporte për abuzimeose diskriminim të komunitetit si pasojë e lidhjeve, besimit apopraktikave fetare.

Raporti përmend dhunimin e varrezave hebreje në muajin nëntor në Prishtinë nga persona të panjohur.

Po ashtu përmend incidente si vjedhje dhe vandalizëm kundër objekteve tëKishës Ortodokse Serbe si dhe incidentet që i quan të izoluara kuindividë kanë gjuajtur me gurë autobusët me serbë, të cilët i vizitoninobjektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)