DASH: Kosova nuk e mbrojti ambasadoren amerikane
Washington, 28 qershor - Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me pengimin e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, teksa ajo po kërkonte hynte në ndërtesën e Kuvendit s për të marrë pjesë në seancën e ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
DASH zhvilloi takim me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Akan Ismajli, të cilit i përcolli edhe ankesat për dështimin e shtetit të Kosovës në ofrimin e sigurisë së nevojshme ambasadores amerikane.
Ajo u pengua të hynte në Kuvend, kur protestat e Vetëvendosjes shpërthyen përpara selisë. Përveç institucioneve vendore, për protestat e djeshme dhe pengimin e hyrjes së deputetëve në Kuvend, ka reaguar edhe vetë Ambasada amerikane në Kosovë.
Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim, është thënë mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane.